ARBERIA HERITAGE - CYLJA DYJARE, Albanian Woodwind Folk Musical Instrument (double flute). Still Hand Made from 50 years by the Shepherds of Southern Albania. Material Maple trees
In Albania the double flute cula-diare (also curle dyjare ) occurs only in the southwestern region of Laberia , which is known for its iso-popyphonic singing style with a deep drone voice

Length: 34.5 cm
Width: 5.5 cm
Height: 2 cm
Weight: 190 grams
SEE VIDEO↑


CYLJA DYJARE. Vegël muzikore popullore e përbërë nga dy tyta të gdhendura në një copë të vetme druri (arre, panje, bushi etj.) me traj tën e shkronjës «A». Eshtë një zhvillim i më tejshëm i fyellit të zakonshëm me sqep dhe tingujt i nxjerr njësoj si ai duke i fryrë, quhet ndryshe edhe fyell i dyfishtë. Shkon nga 25 cm deri në 55 cm. Është vegël polifonike: tyta e dorës së djathtë ka 4 vrima sipër dhe prapa 1, ndërsa tyta tjetër ka vetëm 3 vrima paralele me të tytës tjetër. E para përdoret për të luajtur melodinë, ndërsa tjetra kontramelodinë. Repertori i C.D. është i kufizuar, me tema të thjeshta e të shkurtra këngësh e vallesh të njohura, si dhe me tema të marra nga vajtimet e grave. Përdoret kryesisht nga barinjtë, në Kurveleshin e Sipërm e të Poshtëm, në Radhimë (Vlorë), Kardhiq (Gjirokastër). Dru Panje. Masa: 34.5 X 5.5 X 2 cm. Peshon 190 gram