Titulli: Dritë e zbehtë mbi kodra
Origjinali: A pale view of the hills
Gjinia: Roman
Autori: Kazuo Ishiguro
Shqipëroi: Gentiana Kasemi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2021
Fq. 228
Pesha: 0.290 kg
ISBN: 978-9928-310-55-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
“Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifred Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë.
Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të
mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë
kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.