Titulli: Dritë e zbehtë mbi kodra 

Origjinali: A pale view of the hills 

Gjinia: Roman

Autori: Kazuo Ishiguro 

Shqipëroi: Gentiana Kasemi 

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 228

Pesha: 0.290 kg

ISBN: 978-9928-310-55-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist  Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifred Holtby, dhënë nga Shoqëria  Mbretërore e Letërsisë. 

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të 

mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj  të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh  me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë 

kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen  njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës,  që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.