Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number.

If you are looking for any other book from Albania please contact us.

Thank you!

Titulli: Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes
Origjinali: Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Norbert Jokl
Shqipëroi: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2017
Fq. 180
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-99956-35-37-4

Mbi autorin

Norbert Jokl, albanisti i shquar austriak me origjinë hebreje, lindi më 25 shkurt 1877. Fillimisht jurist, u tërhoq herët nga gjuhësia. Si kreu fakultetin e doktoraturën në Vjenë, i hyri mësimit dhe studimit të gjuhës shqipe.

Shqipja pat tërhequr vëmendjen e interesin e shumë dijetarëve të Europës para tij, por studimet shqiptare ishin për ta një fushë anësore: Jokli iu kushtua kryekrejt studimit të shqipes për 35 vjet rresht, që në rini e gjer në vdekje.

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji, si dhe në zhvillimin e shqipes si gjuhë shkrimi dhe si gjuhë letrare.

Ndjekës i metodës "fjalët dhe sendet", fort pjellore në lëmin e shqipes, me afrimin e të dhënave të kulturës materiale e shpirtërore të botës shqiptare, ai u nis nga rrethanat e brendshme të shqipes, pra nga brenda jashtë e jo nga jashtë brenda. Jokli zgjeroi e thelloi qenësisht njohjen gjuhësore të shqipes me botimet tij. kombëtare.