Titulli: Mos më lër të shkoj
Origjinali: Never Let Me Go
Gjinia: Roman
Autori: Kazuo Ishiguro
Shqipëroi: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2007
Fq. 374
Pesha: 0.391 kg.
ISBN: 978-99943-40-16-3

Mbi librin

Një roman i ri tronditës nga autori i vlerësuar shumë për librin "Mbetjet e Ditës" dhe "Kur ishim jetimë", që rikrijon me ndjeshmëri të jashtëzakonshme botën dhe kohën tonë përmes një historie miqësish e dashurish që s'të ndahen dot nga mendja.

Kur ishte fëmijë Keti, tashmë tridhjetë e një vjeçare, jetonte në Heilsham në një shkollë private, ku fëmijët ishin strehuar larg nga bota e jashtme, të rritur me idenë se ata ishin të veçantë dhe mirëqenia e tyre ishte e rëndësishme jo vetëm për ata, por për gjithë shoqërinë.

Keti prej shumë kohësh e kishte hedhur pas të shkuarën e saj, deri kur dy nga miqtë e vet të Heilshamit kthehen sërish në jetën e saj dhe ajo nuk arrin t'i bëjë më ballë rikthimit të kujtesës. E kështu, ndërsa miqësia e saj me Ruthin rindizet, ndjenjat që shumë kohë më parë ushqenin pikën e dobët të zemrës së saj adoleshente, Tomin, nisin të thellohen më tej në dashuri.

Keti rikujton vitet e Heilshamit. Ajo përshkruan skena të lumtura të djemve dhe vajzave që rriten bashkë, të patrazuar, gati edhe të kënaqura, nga izolimi në të cilin ndodheshin, por ajo përshkruan mjaft mirë edhe disa skena të tjera: të hutimit dhe keqkuptimeve që fshihnin një sekret të errët pas dukjes mëkuese të Heilshamit.

Me zbardhjen e faqes së errët, miqve u duhet të përballen me të vërtetën mbi fëmijërinë dhe jetën e tyre. Rrëfenjë e një mashtrimi të thjeshtë, "Mos më lër të shkoj", shpalos një thellësi të jashtëzakonshme të emocioneve dhe rezonancës mes tyre dhe zë vend mes veprave më të mira të Kazuo Ishiguros.

Komente mbi autorin

"Një nga stilistët më të mëdhenj të prozës së kohës sonë."

Mikael Ondaatje

"Shkrimtarë të mirë ka plot: romancierët e mirë janë të rrallë. Kazuo Ishiguro është rastësia e rrallë... Jo vetëm një shkrimtar i mirë, por një romancier i mrekullueshëm."

The New Jork Times Book Review

"Kazuo Ishiguro e ka nxjerrë veten në pah si një nga poetët më elokuentë të humbjes."

Joyce Carol Oates

"Është shumë e rrallë për një roman të jetë njëherësh popullor edhe me lexuesit e zakonshëm dhe i aftë të matet me standardet më të larta të letërsisë. Kazuo Ishiguro ia ka dalë mbanë."

The Economist

"Ishiguro është një romancier shumë origjinal dhe i zoti."

Robert Stone

"Ishiguro ka endur një territor estetik që i përket krejtësisht atij."

The New Yorker

Mbi autorin

Kazuo Ishiguro ka lindur në Nagasaki, Japoni, më 1954 dhe u vendos në Britani në moshën pesë vjeçare. Është autori i pesë romaneve, mes të cilëve "Mbetjet e Ditës", një bestseller ndërkomëbtar që ka fituar Çmimin Booker dhe u përshtat në një film që fitoi disa çmime.

Vepra e Ishiguros është përkthyer në njëzet e tetë gjuhë. Më 1995, ai mori Urdhrin e Perandorisë Britanike për shërbime në letërsi dhe më 1998 u cilësua Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave nga qeveria franceze. Jeton në Londër me bashkëshorten dhe të bijën.